Vlorë, shkatërrohet grupi që shiste mina me telekomandë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Policia në Vlorë në bashkëpunim me Prokurorinë në operacionin e koduar si ‘Knockout’ ka arrestuar dy persona që tentuan të shisnin mina me telekomandë për 10 mijë euro.

Reklama

Policia bën të ditur se për operacionin është kryer hetim disajavor.

“Finalizohet si rezultat i një hetimi disajavor, të ndjekur me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Knockout”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit, shitjes dhe trafikimit të minave me telekomandë, që ka si synim krimet kundër personit dhe pronës. Tentuan të shisnin mina me telekomandë, për llogari të një grupi kriminal, kundrejt çmimit 10 000 euro, lokalizohen dhe vihen në pranga 2 shtetas, në qytetin e Vlorës”- thuhet në njoftim.

Personat e arrestuar janë B. U., 31-vjeç dhe A.Q., 21-vjeç, të dy lindur në Pukë dhe banues në Tiranë, për veprën penale – mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit.

Sipas Policisë së Shtetit, janë sekuestruar 3 mina të montuara me lëndë të dyshuar eksplozive plastike C4, të lidhura me aparat celular, për t’u komanduar në distancë.

“Pas lokalizimit dhe prangosjes së këtyre shtetasve, në një lokal, në lagjen “28 Nëntori”, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik ndaj tyre, i gjetën 3 mina me telekomandë, të montuara me lëndë të dyshuar eksplozive plastike C4, të lidhura me aparat celular, për t’u komanduar në distancë”- thuhet më tej nga Policia.

Derisa, nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, do t’i shisin minat, për llogari të një grupi kriminal, kundrejt çmimit 10 mijë euro.

Policia e Shtetit thekson se po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë. Kurse, materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

SHIKO MË SHUMË

Rama uron Ramazanin: Ushqeftë kjo ngjarje vjetore shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë për Ramazan. Ai përmes një postimi...

Tërmet në Shqipëri, epiqendra afër Vlorës

Para pak çasteve ka ndodhur një tërmet në Shqipëri, ku epiqendra u regjistrua 29...

Zelensky: Me Ramën diskutuam mundësinë e prodhimit të armëve të përbashkëta

Presidenti i Ukrainës që ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit për Ukrainën ka...