Vizaton grafite që të pastrehët të ndihen më mirë

PUBLIKUAR

Vizaton grafite që të pastrehët të ndihen më mirë

Që personat e pastrehë të ndihen si në një ambient më familjar, një artist po shfrytëzon grafitet për të krijuar hapësira më të ngrohta.

Në vendet ku flenë të pastrehët, Skid Robot vizaton shtretër madhështor, llamba apo vazo anash dhe dritare, ku shihen malet dhe hëna.

Nëpër rrugët e Los Angelesit, artisti ka gjetur të pastrehë të ndryshëm, si për shembull një të paralizuar në karroce, të cilin e ka ‘vendosur në fronin prej mbreti’.

Nuk janë vetëm vizatimet me të cilat Robot i ndihmon të varfrit, pasi ai mbledhë para dhe ushqime që ata të kenë më të lehtë jetesën, transmeton Telegrafi.

“Po mundohem që nga asgjë të bëj diçka që njerëzit do ta pëlqejnë” ka thënë artisti për Vice.

“Të shohësh të pastrehët është një gjë e zakonshme dhe askush më nuk interesohet për ata”, ka thënë artisti, ndërsa ka shtuar se ‘në këtë formë, të pastrehët shihen si njerëz normalë, por që jetojnë në kushte të vështira’.

Artisti që vepron nën nofkën Skid Robot, dëshiron të mbetet anonim, teksa punon për një jetë më të mirë të pastrehëve. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...