Vitin i ardhshëm Komuna e Lipjanit do ti harxhoj 80 mijë euro për orendi dhe vetura

PUBLIKUAR

​Komunat ankohen për buxhet por vazhdojnë të blejnë vetura e dekorime (Video)

Pavarësisht buxheteve të limituara, komunat assesi nuk po mund t’i lënë anash harxhimet e panevojshme.

Me mijëra euro kanë shkuar këtë vit në blerje veturash, orendish, kompjuterë e harxhime të tjera. Të njëjtat nuk do të ndalen as në vitin që do të hyjmë, raporton KTV.

Në projektbuxhetet për vitin 2015 mijëra euro do të shkojnë në blerje të ndryshme.. Listës së komunave i prin ajo e Prizrenit.

Kësaj komune nuk i mjaftuan paratë në buxhetin e vitit 2014 që të trajnojë dhe të profesionalizoj stafin. Për vitin e ardhshëm do t’i harxhojë edhe 20 mijë euro të tjera, 60 mijë për blerjen e veturave dhe 30 mijë për uniforma për zyrën pritëse.

Kryeqyteti ka planifikuar t’i harxhojë 100 mijë euro për dekorime të qytetit gjatë festave.

Pavarësisht kritikave, Komuna e Fushë-Kosovës vitin e ardhshëm do t’i harxhojë 100 mijë euro për pemë dekorative, ndërsa mbi 100 mijë euro të tjera do t’i harxhojë për qentë endacakë, blerje të kompjuterëve, mobilieve, automjeteve, fotokopjeve dhe vendimeve gjyqësore.

Me këtë problem do të përballet sërish Komuna e Lipjanit, e cila vitin e ardhshëm do t’i harxhojë 80 mijë euro. Komuna e Drenasit do t’i harxhojë rreth 40 mijë euro për blerje të orendive, veturave dhe 15 për zyrën e kuvendit, pa specifikuar destinimin.

Për vetura nuk do t’ia lënë keq as Malisheva, Kamenica e Hani i Elezit, të cilat së bashku do t’i harxhojnë mbi 70 mijë euro./express/

SHIKO MË SHUMË

Aksident te rrethi i Lipjanit, policia del në vendin e ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash tek rrethi i Lipjanit. Sipas pamjeve të...

Therje me thikë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima mashkull kosovar, ishte rrahur nga...

Pesëvjeçari nga Lipjani në gjendje stabile, lirohet nga QKUK, merret nga QPS në Gjakovë

Fëmija pesëvjeçar nga Janjeva e Lipjanit, i cili u keqtrajtua nga prindërit e tij,...