VIP \ VIP-at që nuk e përdorin trafikun urban!? (FOTO)

PUBLIKUAR

b27847311d1ba3ab746c9f8dd4ff73ef

Tani nuk e përdorin trafikun urban, por para disa vitesh këngëtarët tanë e kanë bërë shpesh një gjë të tillë. Përveç që nuk e përdorin trafikun urban, disa nga fytyrat publike, siç janë Morena Taraku, Alban Sejdiu, Dhurata Ahmetaj, Ermal Fejzullahu e Dafina Dauti, në një bisedë për gazetën Tribuna kanë thënë se rrallë herë gjejnë kohë të bëjnë punë shtëpiake

Janë gjithmonë të angazhuar në punimin e projekteve të reja muzikore apo duke qenë aktiv në mbrëmje të ndryshme. Në gjithë këtë dinamikë të punës, ata pothuajse gjithmonë udhëtojnë vetëm me veturat e tyre personale, duke bërë kështu që shumë rrallë ta përdorin trafikun urban. E përveç që nuk u premton koha që një rrugë ta marrin me autobus, disa nga këngëtarët tanë si Morena Taraku, Ermal Fejzullahu, Dhurata Ahmetaj, Dafina Dauti e Alban Sejdiu, nuk kanë kohë as të bëjnë punë shtëpie.

Dhurata Ahmetaj nuk ka përdorë asnjëherë trafikun urban

Këngëtarja nga Prizreni, Dhurata Ahmetaj, duket se nuk i ka shumë në qejf autobusët. Kjo pasi këngëtarja ka pranuar se nuk e ka përdorë asnjëherë trafikun urban. Ajo duke qeshur ka thënë se kurrë në jetën e saj nuk ka menduar që të bëjë një gjë të tillë. “Asnjëherë nuk kam hipur në trafik urban“, ishin fjalët e këngëtares. Përveç Dhuratës, edhe këngëtarja tjetër Dafina Dauti, nuk e pëlqen trafikun urban pasi ka 10 vite që ajo nuk ka hipur në autobus.

Dhurata Ahmetaj Puhia.com

“Para 10 viteve kam hipur në trafik urban. Më nuk e kam përdorë asnjëherë”, ishte përgjigja e saj. As këngëtari Ermal Fejzullahu nuk e mban mend kur ka hipur në ndonjë autobus të këtij lloji të trafikut. “Në trafik urban ka kohë që nuk kam hipur, ka vite e vite”, ka thënë Ermali. Nga ana tjetër, Alban Sejdiu ka treguar se trafikun urban e ka përdorë vetëm kur ka qenë në shkollë e pastaj më nuk ka bërë një gjë të tillë.

Dhurata Ahmetaj Puhia.com

“Me trafik urban kam udhëtu shumë në një periudhë sa isha nxënës dhe student, ndërsa tash ka kohë që nuk kam udhëtu”, ka treguar ai. E për dallim nga kolegët e tjerë, bukuroshja Morena Taraku, ka treguar që e përdorë trafikun urban. Madje, ajo ka thënë se nuk ka shumë kohë që e ka bërë një gjë të tillë.


Morena Taraku bën çdo ditë punë të shtëpisë

Nuk u bie që të kalojnë shumë kohë në shtëpi, prandaj këngëtarët tanë shumë rrallë u bie që të bëjnë punë të shtëpisë. Së paku kështu kanë treguar vetë ata. Alban Sejdiu ka thënë se për aq sa ka kohë bën punë të shtëpisë, edhe pse më shumë këto punë i kryen nëna e tij.

“Bëj edhe punë shtëpie aq sa di edhe aq sa më premton koha. Por fatmirësisht kam një nënë të mrekullueshme që çdo herë kujdeset për mua në mënyrë të veçantë dhe nuk më bie shumë të bëj punë shtëpie “ ka thënë ai. Nga Albani, për këtë çështje dallon shumë Ermal Fejzullahu. Ai ka pranuar se asnjëherë nuk merret me këto punë. “Jo asnjëherë nuk bëj punë shtëpie”, ka theksuar Ermali. Punët e shtëpisë duket se nuk i ka në qejf as Dhurata Ahmetaj, pasi ajo ka thënë se shumë rrallë bën punë të shtëpisë.

“Shumë rrallë”, ishte përgjigja e saj. Më e shpeshtë në kryerjen e këtyre punëve është këngëtarja Dafina Dauti. Ajo për Tribunën ka thënë se i bie që shumë shpesh të merret me punët shtëpiake. “Bëj shumë shpesh”, ka shtuar Dafina. E ajo që merret çdo ditë me këto punë është Morena. Këngëtarja ka theksuar se çdo ditë bën punë të shtëpisë, madje ato i bën me shumë qejf. “Po, çdo ditë”, ka thënë bukuroshja Taraku.

 

SHIKO MË SHUMË

Edisa debat të ashpër me Brikenën: Mashtruese, je e lidhur nga jashtë – kam marr informacione ekstra

Një përplasje e fortë ka shpërthyer mes Brikenës dhe Edisës gjatë emisionit “Fan Club”,...

Nora Istrefi rikthehet me EP, sjell duetin e shumëpritur me Sinan Vllasaliun

Këngëtarja e njohur Nora Istrefi ka befasuar publikun duke publikuar Ep-in, i cili përbëhet...

Gjyste Vulaj me fjalë të ndjera për Brikenën: “Ndjenjat nuk shkruhen me skenar”

Këngëtarja e njohur, Gjyste Vulaj, ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale me një dedikim...