Viktima e aksidentit në Lipjan është një 71-vjeçar

PUBLIKUAR

Një person e ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur pasditen e djeshme në Lipjan.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Ibrahim Rugova”, të këtij qyteti.

Detaje për Klankosova.tv ka dhënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci tha se në aksident ishin të përfshirë një veturë dhe një kamion.

Ai bëri të ditur se viktima e këtij aksidenti është një burrë i moshës 71-vjeçar.

“Përderisa policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti, me urdhër të prokurorit të shtetit vozitësi i kamionit është dërguar në mbajtje prej 48 orësh”, tha Borovci për Klankosova.tv

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Lipjan, ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari (m/k), pasi që në vazhdimësi...

Dyshohet se u vodhën para nga arka e bamirësisë në një xhami në Lipjan

VJEDHJE E RËNDË Policia Kosovës ka njoftuar se dyshohet se dy persona  meshkuj shqiptar shtetas...

Nis viti i ri shkollor në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan

Në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan ka nisur viti i ri shkollor për të...