Veteranët i dalin në krah Qeriqit, kaq duhet të dënohet ai me grupin sipas Faton Klinakut

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmohet seksualisht një femër në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër kosovare ka raportuar se ishte sulmuar seksualisht...

Regjistrimi i popullsisë në Lipjan, deri tani janë regjistruar mbi 51 mijë qytetarë

Nënkryetari Komunes së Lipjanit Diamant Bytyqi ka thënë se procesi i regjistrimit po shkon...

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve Xhevdet Qeriqi, ka kërkuar që të burgoset pasi dënimin me para nuk mundet ta shlyej, derisa ka folur për dëmtimin e rrethojave të Qeverisë në protestën e organizuar nga veteranët e luftës në vitin 2015-të, shkruan Gazeta Express.

Qeriqi mbrëmë ka thënë se asnjë nga pjesëmarrësit nuk ka mundësi që dënimin ta shlyej me para për shkak të gjendjes jo të mirë financiare.

Pas kësaj deklarate të Qeriqit kanë reaguar nga Organizata e Veteranëve të Luftës.

Sekretari i kësaj organizate, Faton Klinaku ka thënë se rrethojat e Qeverisë i kanë hequr vetë nga ky institucion.

Ai ka shkruar se maksimumi i dënimit, duhet të jetë ai me kusht.

“Për rrethojat e qeverisë e të cilat i ka hequr vet qeveria, maksimumi i dënimit të bashkëluftëtarit Xhevdet Qeriqi dhe shokëve të tjerë, duhet të jetë dënimi me kusht”, ka shkruar Klinaku./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Leposaviq: Policia e Kosovës gjatë një bastisje gjen narkotikë, armë zjarri dhe municion

Policia e Kosovës, më saktë Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik gjatë një...

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot me diell dhe vranësira të...

Kusari-Lila demanton Vlora Çitakun: Me PDK-në s’kemi biseduar për zgjedhjet

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, i është kundërpërgjigjur...