Kusari-Lila demanton Vlora Çitakun: Me PDK-në s’kemi biseduar për zgjedhjet

PUBLIKUAR

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, i është kundërpërgjigjur Sekretares së Përgjithshme të PDK-së, Vlora Çitaku, se kryetari i këtij subjekti politik Memli Krasniqi, ka biseduar me përfaqësuesit e LVV-së rreth shkuarjes në zgjedhje.

Ajo e ka demantuar demantuar Çitakun.

“Absolutisht nuk është e vërtetë. Në kuvend nuk ka pasur me askënd. Unë bile kam pyetur në organizatë dhe e kam pasur të njëjtën përgjigje”, tha ajo në Klan Kosova.

Kusari-Lila ka folur edhe për Komisioni Hetimor për Rezervat.

Ajo është shprehur se ky komision nuk ka pasur të funksionojnë, apo siç tha ajo, të zbardh diçka.

Kusari-Lila tha se ata kanë mundur të thonë së a janë procedurat ligjërisht të definuara si duhet sipas ligjit për rezervat shtetërore apo jo.

“Komisioni nuk ka pasur shans me funksionu deri në fund ose me zbardh diçka. Çka kanë mundur ata të punojnë nëse kanë pasur interesim, çka kanë mundur ata të definojnë? Kanë mundur të thonë se a janë procedurat ligjërisht të definuara si duhet sipas Ligjit për rezervat shtetërore apo jo”, u shpreh Kusari-Lila.

SHIKO MË SHUMË

Tërmet në Kosovë, kaq ishte magnituda

Një tërmet është regjistruar sot në Kosovë. Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetaretërmeti është regjistruar në orën...

Vidhet kasaforta e xhamisë në Kaçanik

Vidhet kasaforta e xhamisë në Kaçanik, policia jep detaje Persona të panjohur dyshohet se kanë...

Mbyllen edhe dy biznese të kriptovalutave dhe këmbimoreve, IQMT vazhdon aksionin në gjithë Kosovën

Dy biznese që ushtrojnë veprimtari në fushën e kriptovalutave dhe këmbimoreve janë mbyllur gjatë...