Vetën një në një milion binjakë lindin kështu (Foto)

PUBLIKUAR

Njëra ka sy të zi dhe lëkurë me ngjyrë të mbyllët, ndërsa tjetra ka sy me ngjyrë të kaltër, flokë të bardhë dhe lëkurë të hapur.

Këto dy motra nga Mançesteri i Anglisë, bëjnë të gjithë t’i shikojnë nga afër, por jo vetëm pse janë simpatike dhe të buzëqeshura.

Kushdo që i sheh këto vajza dhjetëmuajshe, nuk mendon se janë motra, e aq më pak binjake, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, Anaya që i përngjanë nënës së saj të bardhë, ndërsa Myla që ngjason me babën e saj me racë të përzier, janë motra binjake.

Motrat simpatike që janë fëmijët e parë të partnerëve Hannah Yarker dhe Kyle Armstrong, janë binjaket e rralla që lindin vetëm një në një milion.

Këto binjake, që janë rritur në qeska të ndryshme amniotike, kanë marrë gjene të ndryshme nga prindërit, duke përfituar kështu ngjyra të ndryshme. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...