Veseli: Shpejt do të dihet kush ka qenë Nazim Bllaca

PUBLIKUAR

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka deklaruar edhe një herë se sa i përket vrasjeve pas luftës të gjithë duhet t’i drejtohen organeve të drejtësisë, pasi që vetëm atëherë do të ketë paqe.

Kurse, sa i përket Nazim Bllacës, ai ka thënë se Kosova shumë shpejt do të dijë kush ka qenë ai dhe bashkëpunëtorët e tij.
Në deklarimet jashtë rendit të ditës, deputetja e LDK-së, Dorentin Maloku iu ka drejtuar kryeparlamentarit Veseli se mos të bëhet kinse ka keqardhje për familjet e vrara pas luftës, pasi që ai dhe SHIK-u, duhet të jap llogari për to.

Kurse, kryeparlamentari Veseli iu është përgjigjur se të gjithë ato familje që duan të kenë paqe dhe qetësi të shkojnë në organet e drejtësisë dhe mos të keqpërdoret foltorja e Kuvendit.

Ai ka shtuar se në Kosovë gjatë luftës kanë vra serbët, kohë kjo kur është vrarë edhe babai i deputetes Maloku.

Veseli theksoi se si për Bllacën ashtu edhe për të gjitha rastet tjera le të flet Gjykata Speciale që shumë shpejt do të ketë Kosova dhe për të cilën ai do të votojë i pari.

 

 

SHIKO MË SHUMË

​Më 2025 Serbia mohoi 110 krime lufte, mes tyre edhe Reçakun, Batajnicën e Srebrenicën

Autoritetet në Serbi kanë mohuar, vitin e kaluar, të paktën, në 110 raste, krimet...

Kanos me vrasje katër policë dhe dëmton kompjuterin në stacion, arrestohet i dyshuari në Pejë

Një person është arrestuar në Pejë pasi dyshohet se ka kanosur me vrasje katër...

Hajnat depërtojnë me forcë në një biznes në Prizren, marrin para dhe dëmtojnë pajisjet

Një rast i vjedhjes është raportuar në Prizren, ku persona ende të paidentifikuar kanë...