Veseli: Prekazi na tregon se sa shumë duhet të bëjmë për Kosovën

PUBLIKUAR

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me anëtarët tjerë të Kryesisë ka bërë homazhe sot në varrezat e familjes Jashari për nder të shtatë vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Veseli, u ka uruar shtatëvjetorin e pavarësisë të gjithë qytetarëve të Kosovës, duke thënë se Prekazi është vendi që tregon se sa shumë duhet të bëhet për Kosovën.

“Ky vend heroik është Prekazi, këtu prehet trupi i komandantit të luftës Adem Jashari. Është vend i përkujtimit, moment i përkujtimit dhe në të njëjtën kohë edhe reflektimit se sa shumë ende duhet të bëjmë për vendin tonë në mënyrë që ta kemi më të zhvilluar për të ardhmen e fëmijëve tanë”, tha Veseli.

Kryeparlamentari Veseli, pas homazheve i ka bërë edhe një vizitë shtëpisë muze të familjes Jashari.

Homazhe tek varrezat e familjes Jashari, kanë bërë edhe përfaqësuesit e organizatave të dala nga lufta dhe familjarët e të pagjeturve dhe shumë qytetarë tjerë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Bajrami: Nga viti 2021 deri më sot, çmimet janë rritur rreth 34 për qind

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka deklaruar se çmimet në...

Kurti tregon me shifra për rritjen e shtesave të fëmijëve: Do të dyfishohen deri në fund të mandatit

Qeveria ka paraparë rritjen graduale të shtesave për fëmijë përgjatë mandatit të ri qeverisës,...

Kurti: Paga e 13-të në fillim të vitit, nga korriku i 2027 koeficienti i pagave rritet në 120 euro

Qeveria e ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2027. Kryeministri Albin Kurti tha në një mbledhje...