Veseli: PDK i ngjan diellit

PUBLIKUAR

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka bërë të ditur se PDK-ja është në përgatitje të Konventës së PDK-së.

Ai përmes rrjetit social Facebook, ka falënderuar anëtarët e forumit të PDK-së duke theksuar se “energjia e tyre është e pashterrshme”.

“Në rrjedhën e punëve në prag të Konventës së Partisë Demokratike të Kosovës, sot mbajtëm takim në Këshillin Drejtues të saj. Faleminderit të gjithë anëtarëve të këtij forumi të lartë të PDK-së për diskutimet e tyre kreative dhe të gjithë anëtarëve e strukturave të Partisë për frymën e fuqishme mobilizuese që po sjellin.
PDK i ngjan diellit: energjinë e ka të pashterrshme. Për qytetarët dhe Republikën e Kosovës. Gjithmonë”, ka shkruar Veseli.

SHIKO MË SHUMË

Hasani: Dhoma Kushtetuese e Gjykatës Speciale ka gjasa të anulojë Ligjin e ri për Specialen

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka vlerësuar se ekzistojnë gjasa të...

Tragjedia në Gjilan, burri dyshohet se vrau gruan dhe mikun, i plagosur axha i tij

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Gjilan ku nga të shtënat me...

Vdes bashkudhëtari i komandantit Adem Jashari

Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati,...