Veseli: Nëntori, muaji i ditëlindjeve të mëdha

PUBLIKUAR

Një nëntori shënon ditëlindjen e komandantit të UÇK-së dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajazitit.

Për këtë datë ka shkruar edhe kryeparlamentari Kadri Veseli në rrjetin social Facebook.

Veseli është shprehur se muaji nëntor nuk është vetëm muaj i fitoreve historike por edhe i ditëlindjeve të mëdha si ajo e Zahir Pajazitit.

“Nëntori nuk është vetëm muaji i fitoreve të mëdha historike, muaji i rënieve të atyre që jetën ia kushtuan kauzës së lirisë, por edhe muaji i ditëlindjeve të mëdha, sikurse është ditëlindja e militantit të pashoq të UÇK-së, Zahir Pajaziti” ka shkruar ai.

I pari i Kuvendit në fund të këtij shkrimi është shprehur se ka nderim të përjetshëm veprës së tij dhe të gjithë atyre që jetuan, punuan dhe ranë për Kosovën e lirë.

SHIKO MË SHUMË

Kosovari fut ilegalisht 31 dele e qengja nga Serbia në Kosovë, kapet nga policia

Policia e Kosovës, sot në fshatin Dumnicë ka parandaluar një rast të kontrabandimit të...

Festa e Kurban Bajramit: Myftiu Tërnava i drejtohet besimtarëve me mesazh urimi

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava do t’i...

E martë e nxehtë, temperaturat arrijnë në 29°C

Gjatë ditës së martë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Sipas...