Veseli: Kosova ka bërë punën e saj, presim vlerësim pozitiv për liberalizimin e vizave

PUBLIKUAR

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në një takim David Cullen, kryesues i ri për Njësinë e Kosovës në Bruksel, si dhe Samuel Zhbogar, përfaqësues i BE-së në Kosovë.

Siç bëhet e ditur në një njoftim nga Zyra e kryetarit të Kuvendit, në takim u bisedua mbi ecurinë e dialogut për procesin e Stabilizim Asociimit, proces që pritet për së shpejti të përfundojë me nënshkrimin e MSA.

“Kryetari Veseli theksoi se Kosova ka bërë punën e saj dhe ka përmbushur obligimet që dalin nga ky proces dhe shprehu besimin se BE-ja shpejt do të nxjerrë vlerësimet e saj pozitive për këtë gjë, duke përfshirë edhe procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Më tej shtohet se në takim u bisedua edhe për Raportin e Progresit dhe kryetari Veseli me këtë rast potencoi se Kuvendi i Kosovës ka bërë hapa të rëndësishëm në fuqizimin e mëtutjeshëm të demokracisë parlamentare duke rritur transparencën e procesit ligjdhënës përmes përfshirjes së shtuar të shoqërisë civile dhe mediave në këtë proces. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Operacion kundër krimeve të luftës, arrestohen pesë persona

Në kuadër të hetimeve për krime lufte, Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK), në bashkëpunim...

Tri raste të dhunës në familje për 24 orë – të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt

Familjet kosovare po vazhdojnë të përballen me dhunë mes anëtarëve të tyre, ndërsa vetëm...

LVV-ja siguron ulësen e 51-të në Kuvend

Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar edhe ulësen e 51-të në Kuvendin e Republikës së Kosovës,...