Verifikimi i legjitimitetit në shesh!

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

1 mijë e 381 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

1 mijë e 381 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në...

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot...

Nga Adnan Rrustemi


 

Demokracia, thellësisht është e varur, aq sa edhe e determinuar nga levat që vetë i ka krijuar dhe që duke mundësuar shfaqjen dhe dhënien e legjitimitetit për politika të caktuara publike, e sidomos për strukturat qeverisëse, e mirëmbajnë atë, sikurse e mbrojnë interesin publik nga arbitrariteti i diktaturave të mazhorancës.

Shprehje klasike dhe e zakonshme e këtyre mekanizmave janë zgjedhjet, por qartazi këto janë të pamjaftueshme nëse nuk përcillen nga roli aktiv i qytetarëve. Megjithëkëtë, në intervalet kohore në mes të zgjedhjeve dhe si roje parandaluese nga devijimi i qeverisjes prej çfarë është deklaruar para zgjedhjeve për të cilat është votuar, apo shkarjet e mëdha dhe të dëmshme të interesit publik a kombëtar, demokracia ka njohur dhe ruajtur mekanizma tjerë, duke ua njohur rolin sipëror edhe përtej zgjedhjeve. Bëhet fjalë për: referendumin, plebishitin, peticionin, protestat gjithëpopullore e diku edhe institutin e revokimit.

Dorëheqja, apo rënia e qeverisë është një mekanizëm i njohur dhe i përhershëm i sistemeve demokratike. Zaten, dorëheqja si pasojë e shkeljeve apo veprimeve të dëmshme dhe si akt i përgjegjësisë ligjore a morale, apo nga presioni i publikut është tipar vetëm i demokracive, e kundërta i përket regjimeve autoritare, sado që mund të jenë ngritur përmes zgjedhjeve. Më shumë se sa mënyra e zgjedhjes, rënia e qeverive e përkufizon demokracinë. Në demokraci, qeveria nuk mund të qëndrojë përkundër pakënaqësisë së popullit. Vetëm diktaturat nuk pyesin për popullin dhe kërkesat e tij. Rënia e parakohshme e qeverisë është gjithnjë e pavullnetshme dhe e imponuar për bartësit e qeverisë. Përderisa, rotacioni politik në qeverisje, si zëvendësim duhet të bëhet gjithsesi përmes zgjedhjeve. Por, në asnjë rast demokracia nuk nënkupton që një strukturë qeverisëse mund të bëjë çfarë të dojë brenda mandatit të saj, duke u arsyetuar se ka ardhur përmes votës dhe kështu duhet ta çojë deri në fund mandatin, pavarësisht shkeljes së Kushtetutës, apo vënies së inicialeve në marrëveshje të dëmshme për sovranitetin dhe integritetin shtetëror.

Historia e ditëve tona, e rajonit dhe e shteteve demokratike evropiane na flet se si dorëheqjet e drejtuesve të lartë kanë ardhur për çështje shumë më pak serioze se sa cenimi i sovranitetit e shkelja e 23 neneve të Kushtetutës. Në vendet demokratike qeveritë kanë rënë me një numër shumë më të vogël protestuesish, sikurse që historia e afërt e regjimeve autoritare dhe totalitare, të karakterizuar me arrestime e shtypje të opozitës, brutalitet ndaj protestuesve dhe kryeneç përballë kërkesave të popullit refuzonin të tërhiqeshin, përkundër shesheve përplot me protestues.

Vetëm gjatë vitit të kaluar, kemi pasur disa shembuj të afërt se si kryeministra e qeveri në tërësi janë detyruar të japin dorëheqje, duke e ndërprerë mandatin dhe dërguar  vendin në zgjedhje të parakohshme. Kryeministri i Rumanisë, dha dorëheqje pas protestave gjithëpopullore si pasojë e  shpërthimit në një klub nate. Qeveria e Bullgarisë, gjithashtu pas protestave  mbarëpopullore kundër çmimit të lartë të faturave të energjisë elektrike e ndërpreu mandatin. Kryeministri i Moldavisë dha dorëheqje ngase dyshohej për diplomë të kontestueshme. Në anën tjetër, Isa Mustafa, përkundër 200 mijë nënshkrimeve të qytetarëve kundër “Zajednices” dhe faljes së territorit; 23 neneve të shkelura të Kushtetutës; 13 deputetëve dhe qindra qytetarëve të arrestuar e burgosur; protestës mbarëpopullore që kërkon dorëheqjen e Qeverisë, vazhdon ende të injorojë vullnetin dhe kërkesat e popullit, duke insistuar të qëndrojë në qeveri.

Në një shoqëri demokratike, asgjë nuk mund të jetë më determinuese se sa protestat gjithëpopullore. As zgjedhjet nuk mund ta kenë peshën më të madhe sesa protestat e tilla, që përfshijnë gjithë strukturat dhe prekin tërë vendin në çfarëdo mënyre, siç po ndodh sërish me protestat në Kosovë.

Isa dhe Hashimi pasi e stampuan damkën e korrupsionit dhe të krimit të organizuar, ata, si kundërpeshë për dëmet e brendshme, po e kërcënojnë Republikën me përpjekjet e tyre për ta rikthyer Serbinë përmes “Zajednicës. Sikurse, në anën tjetër, nga frika për t’u përballur me verdiktin e popullit, po refuzojnë të tërhiqen, edhe pse të izoluar nga populli, por nën mbrojtjen e strukturave të tyre të sigurisë. Por, damka e tyre, nuk mund t’i mveshët Republikës dhe qytetarëve, gjersa ata, përbëjnë një diferencë cilësore nga qeveritarët. Tashmë, populli po e bën të qartë se qeveria aktuale, jo vetëm që s’është përfaqësimi i tyre, por paraqet mohim të qytetarit të Republikës dhe të interesave të tyre.

Për rrjedhojë, Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi, si personifikues të rrënimit të shtetësisë e rrënjosës të korrupsionit e krimit të organizuar, do të bien, sepse duhet të bien! Tashmë ata kanë rënë, porsa u bë e qartë se qytetarët e Republikës e kuptuan tradhëtinë e tyre dhe  u mblodhën tok në shesh.

Mospërfillja e zërit të qytetarëve, jo vetëm për politika të caktuara, por edhe kur kërkohet dorëheqja në shkallë masive, siç ishte protesta plebishitare e 9 janarit, nuk mund të shihet ndryshe veçse tipar i një regjimi autoritar me prirje totalitare të binomit Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi. Ky fakt, e bënë edhe më të domosdoshme rezistencën qytetare, jo vetëm për të mbrojtur Republikën dhe kushtetutshmërinë, por edhe për ta mundësuar demokracinë e mirëfilltë dhe autentike. Padenjësia e tyre si kryeministër e zëvendëskryeministër, nuk mund të zë vend më tej mbi denjësinë e popullit të Kosovës, i cili po kërkon Republikë me sovranitet dhe dorëheqjen e tyre.

Adnan Rrustemi

SHIKO MË SHUMË

Opinioni i Ymer Troshupës për rikandidimin e Imri Ahmetit për Kryetar të Lipjanit

Opinion nga Ymer Troshupa: Zyrtarizimi i kandidatures së Imri Ahmeti-t kandidat për Kryetar të Lipjan-it,...

Ymer Troshupa: Kënd po e thërret Ezani

Nga Ymer Troshupa Sot në Magurë të Lipjanit, u rrënua një objekt, që dikush mund...

Troshupa: Tri spektakle të turpshme dje i pasqyruam para Botës

Nga Ymer Troshupa: 1-U arrestuan, duke i refuzuar dhe kontestuar ftesat që burojnë nga një...