Veprimet e paralajmëruara të Kurtit ndaj Gjykatës Speciale

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmohet seksualisht një femër në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër kosovare ka raportuar se ishte sulmuar seksualisht...

Regjistrimi i popullsisë në Lipjan, deri tani janë regjistruar mbi 51 mijë qytetarë

Nënkryetari Komunes së Lipjanit Diamant Bytyqi ka thënë se procesi i regjistrimit po shkon...

Në gusht të këtij viti përfundon mandati 5-vjeçar i Dhomave të Specializuara dhe i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, të njohura ndryshe si Gjykata Speciale. Ato hetojnë krimet e luftës të kryera në Kosovë përgjatë viteve 1998 – 2000, shkruan sot gazeta Zëri.

Por në Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjeve Ndërkombëtare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian thuhet që mandati i kësaj gjykate do të përfundojë vetëm atëherë kur Këshilli i Bashkimit Evropian do t’i lajmërojë për këtë institucionet e Kosovës, gjë që është potencuar edhe nga zyrtarë të kësaj gjykate. Ndonëse qeveria “Kurti” ka kundërshtuar vazhdimisht formimin e kësaj gjykate, zëdhënësja e Dhomave të Specializuara, Angela Griep, për “Zërin” ka deklaruar se asnjë veprim konkret nuk mund ta ndalë punën e Speciales.

“Është parashikuar në ligjin që është miratuar nga Kuvendi i Kosovës se mandati i Gjykatës Speciale dhe i Dhomave të Specializuara do të vazhdojë derisa Kosova të njoftohet nga Këshilli i Bashkimit Evropian se hetimet kanë përfunduar dhe se çdo procedurë nga Dhomat e Specialeve ka përfunduar. Prandaj asnjë formalitet, veprim ose njoftim specifik nuk kërkohet që mandati ynë të vazhdojë”, ka thënë Angela Griep për “Zërin”.

Megjithatë, njohës të sistemit të drejtësisë dhe avokatë të akredituar nga Gjykata Speciale vlerësojnë se mandati i Gjykatës Speciale mund të vazhdohet vetëm përmes një amendamenti të ri kushtetues, i cili duhet të votohet nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, për vite me radhë e kishte kundërshtuar formimin e Gjykatës Speciale. Madje Kurti dhe partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, i kishin thënë “Jo” në Kuvendin e Kosovës formimit të këtij institucioni në vitin 2015. E pesë vjet pas, kur edhe mandati i kësaj gjykate është në prag të përfundimit, Kurti vazhdon ta kundërshtojë ashpër këtë proces. Para se të vinte në pozitën e kryeministrit në një deklaratë për medie Kurti pati thënë se qeveria e re dhe ai si kryeministër lidhur me vazhdimin ose jo të mandatit të Speciales do t’i shtrojnë dy diskutime. “Njërin (diskutim) parlamentar në Kuvendin e Republikës mbi Gjykatën Speciale, e cila ka shpenzuar më shumë se 100 milionë euro të taksapaguesve evropianë dhe nuk ka ngritur asnjë aktakuzë e lëre më të shpjerë deri në fund ndonjë proces. Në anën tjetër, një diskutim tjetër me Brukselin mbi këtë ngrehinë të pazakonshme të drejtësisë. Prej këtyre diskutimeve duhet të marrim vendimin meritor në vitin e ardhshëm”.

Kurti ndër të tjera kishte thënë që në vend të gjykatave speciale Kosovës i nevojiten “gjykata normale, procese normale dhe drejtësi normale, por edhe që kriminelët e luftës dhe të paqes të jenë në burg”. “Me funksionimin e gjykatave normale ne do ta bëjmë gjithnjë e më të panevojshme Gjykatën Speciale, e cila, ndonëse është gjykata më e re për Kosovën, ajo nuk është e re, sepse së shpejti bëhen 4 vjet e gjysmë të amandamentimit të Kushtetutës tonë për t’i bërë vend kësaj Gjykate Speciale, e cila me një këmbë është brenda vendit dhe me një këmbë është jashtë vendit. Rrjedhimisht ajo është gjykatë ‘sui generis’, që mbase nuk do t’ia arrijë ta mbrojë dot veten e saj në Strasburg, një ditë”, ishte shprehur Kurti. /ZERI

SHIKO MË SHUMË

Leposaviq: Policia e Kosovës gjatë një bastisje gjen narkotikë, armë zjarri dhe municion

Policia e Kosovës, më saktë Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik gjatë një...

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot me diell dhe vranësira të...

Kusari-Lila demanton Vlora Çitakun: Me PDK-në s’kemi biseduar për zgjedhjet

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, i është kundërpërgjigjur...