Vendos Gjermania: Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia vende të sigurta

PUBLIKUAR

Kancelarja Angela Merkel dhe guvernatorët e 16 shteteve të Gjermanisë, janë pajtuar për masat, që kanë për qëllim kufizimin e fluksit të emigrantëve, ku përfshihet edhe shpallja e tri vendeve ballkanike, shtete “të sigurta” të origjinës dhe zvogëlimi i pagesave me para të gatshme për emigrantët, që posa kanë arritur, raporton AP.

Merkel tha mbrëmë se Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, do të shpallen vende të sigurta, në kuadër të përpjekjeve për uljen e fluksit të njerëzve nga këto vende, që tashmë kanë arritur. Rrjedhimisht, azilkërkuesit nga këto vende mund të dëbohen dhe të kthehen në shtetet e tyre, transmeton Rel.

Qeveria federale e Gjermanisë ka premtuar ta bartë barrën më të madhe të fluksit të emigrantëve, duke i ndihmuar autoritetet shtetërore dhe komunale.

– See more at: http://lajmi.net/vendos-gjermania-shqiperia-kosova-dhe-maqedonia-vende-te-sigurta/#sthash.zuOvNqv0.dpuf

SHIKO MË SHUMË

Cakolli: Kryeministri dhe ministrat në detyrë duhet të japin dorëheqje para mandatit të deputetit

Hulumtuesi i Institutit Demokratik të Kosovës, Eugen Cakolli, ka deklaruar se vendimi i fundit...

Këto janë vendimet e marra nga mbledhja e LDK-së

Gjatë ditës së djeshme Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e jashtëzakonshme.Në këtë...

Një grua gjendet e vdekur në lumin Drini i Bardhë, afër Urës së Fshajt

Një grua është gjetur e vdekur në lumin Drini i Bardhë në Gjakovë, afër...