Vdes zyrtari Komunës së Lipjanit, Sami Drenica, Imri Ahmeti ngushëllon familjen

PUBLIKUAR

Ka vdekur zyrtari Komunës së Lipjanit, Sami Drenica.

Përmes një njoftimi Kryetari Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Drenica për vdekjen e zyrtarit Komunës, Sami Drenica.

Njoftimi plotë nga Komuna:

TELEGRAM NGUSHËLLIMI FAMILJES DRENICA
E nderuar familje Drenica,
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të zyrtarit të administratës komunale, Sami Drenica.
Me këtë rast Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, nxënësve dhe mësimdhënësve, si dhe bashkëpuntorëve për ndarjen nga jeta të zyrtarit të Komunës dhe punëtorit të arsimit qe shumë vite, Sami Drenica.
“Ky lajm na ka tronditur të gjithëve, ish kolegët e Komunës, nxënësit dhe kolektivi i arsimit do ta kujtojmë gjithmonë si njeri punëtor, e i urtë”, ka përmbyllur telegramin e ngushëllimit Kryetari Ahmeti.

SHIKO MË SHUMË

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...

Arrestohet një person në Lipjan, tentoi t’i sulmonte me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar t’i sulmonte me...