Vdes një këmbësore, u godit nga vetura ë rrugën Prishtinë – Ferizaj, te rrethi i Lipjanit

PUBLIKUAR

Një femër ka vdekur sot pasi u godit nga një veturë në rrugën Prishtinë – Ferizaj, më saktësisht te rrethi i Lipjanit. Rastin e kanë konfirmuar nga QKUK, ndërsa mësohet se viktima është e moshës 46-vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 08:00, në rrugën Prishtinë – Ferizaj, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të dy automjeteve dhe dy këmbësorëve. Si pasojë e aksidentit këmbësoret, kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe të njëjtat janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor në QKUK. Rreth orës 12:00, jemi njoftuar se njëra nga të lënduarat F.C. (1975), ka ndërruar jetë”, ka thënë Ahmeti.

Sipas Ahmetit, lidhur me këtë rast është arrestuar një person.

Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin”, ka thënë ajo.

SHIKO MË SHUMË

Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një burrë në Janjevë

Një burrë është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së dielës në Janjevë. Policia ka...

Burri rrahu gruan dhe vajzën në Lipjan, më pas u arratis

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Lipjan, ku burri...

Vrasje në tentativë në Brus të Lipjanit, e gjuajti me armë zjarri dhe u largua, i lënduari mori tretman mjekësor

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje pasdite në Brus të Lipjanit. Atje një burrë...