Vdes në QKUK 72 vjeçari i aksidentuar javën e kaluar në Krojmir të Lipjanit

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person që u aksidentua javën e kaluar, ka ndërruar jetë sot në QKUK.

Këtë e kanë konfirmuar për Indeksonline zyrtarë të Policisë, sipas të cilëve, këmbësori 72 vjeçari me inicialet I.O nuk i mbijetoi plagëve dhe vdiq në mëngjesin e së enjtes. “

“Me datën 07.08.2018 rreth orës 20:00, në fshatin Krojmir te Lipjanit,  ka ndodhur një aksident trafiku ku për pasojë një person (këmbësor) ka vdekur. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një automjet dhe një këmbësor, i cili nuk ka mundur tu përballoj plagëve të mara dhe i njëjti sit rreth orës  06:00 në QKUK ka ndërruar jetë. Trupi i viktimës I.O .  mashkull, 72 vjeç, është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion”, kanë thënë ata.

Sipas policisë, me rastin po merren hetuesit e njësitit të trafikut.

SHIKO MË SHUMË

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...

Vdes një fëmijë në Lipjan, dyshohet se porta e oborrit i ka rënë sipër

Një rast i rëndë ka ndodhur dje gjatë pasdites në Lipjan. Një fëmijë ka humbur...

Zjarri shkakton shumë dëme në Torinë të Lipjanit

Sipas raportit 24-orësh nga Policia Kosovës është bërë e ditur se është raportuar se...