Deti Egje po shndërrohet në një varr masiv për refugjatët pas tragjedive të njëpasnjëshme në ditët e fundit pranë ishujvegrekë, ku shumica e viktimave janë fëmijë, përcjell Portali Albeu.
Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Emigracionit, nga 2 shtatori deri në 30 tetor të këtij viti mbi 100 fëmijë të vegjel, 31 prej të cilëve vetëm në 48 orët e fundit, janë mbytur në përpjekjet e prindërve të tyre për të lënë pas Sirinë dhe zonat e tjera të luftës në Lindjen e Mesme.
Në dy ditët e fundit pranë ishujve grekë janë mbytur gjashtë barka me qindra refugjatë, dy në ishullin e Lesbos, një në Agathonisi, dy në Samo dhe një në Kalimno.
Rreth 3.000 persona janë mbytur, ndërkohë që nga janari i këtij viti teksa përpiqeshin të kalonin detin nga Turqia drejt Greqisë. Por pavarësisht rritjes së numrit të viktimave, fluski i emigrantëve është i pandalshëm.
Pas vdekjes tragjike të vogëlushit Aylan Kurdi në brigjet turke të gjithë menduam se Europa do të zgjihej tashmë nga “gjumi” i gjatë, por mesa duket drama e të pafajshmëve që largohen nga vendi i tyre për të mbrojtur jetën duket se do të vazhdojë, shkruan Portali Albeu. /albeu.com/


