Vazhdojnë përpjekjet për gjetjen e një zgjidhjeje për Aleppon

PUBLIKUAR

I dërguari special i Kombeve të Bashkuara për Sirinë udhëton sot për në Moskë, në përpjekje për të rivendosur një proces paqësor për armëpushim në Siri.

I dërguari special, Staffan de Mistura, do të takohet sot me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe do të diskutojë për përpjekjet shtesë që komuniteti global duhet t’i bëjë për ta zgjidhur konfliktin sirian, përfshirë zgjerimin e armëpushimit edhe në rajonet e tjera të vendit ku po vazhdojnë luftimet.

Moska mban kontakte të rregullta si me qeverinë siriane, ashtu edhe me përfaqësues të grupeve të ndryshme opozitare, dhe kështu ka mundësi për bisedime të mëtejme për një zgjidhje.

Sidoqoftë, rrethi i fundit i bisedimeve përfundojnë Gjenevë më 27 prill pa ndonjë rezultat të madh, dhe pas tij luftimet u shpeshtuan, duke shkaktuar një valë vdekjeprurëse në Aleppo, në qytetin më të madh sirian, transmeton Evropa e Lirë.

Lavrov diskutoi dje me sekretarin amerikan të shtetit, John Kerry, rreth armëpushimit të dobët, dhe palët “u pajtuan për marrjen e masave të reja nga Moska e Uashingtoni”, thuhet në kumtesën për media të lëshuar nga Ministria e Jashtme Ruse, e cila nuk jep hollësi.

SHIKO MË SHUMË

Pacolli: Ndalen punimet në 9 gurthyes ilegalë

Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka njoftuar ndalimin e...

Arrestohet një person i dyshuar për grabitje në Prishtinë

Prishtinë, 14 gusht 2026 – Një person i dyshuar për kryerjen e një grabitje,...

Kurti i përgjigjet Abixhikut: E ndoqa qëndrimin e mikut tim – nuk është pak ta marrësh Kryetarin e Kuvendit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka komentuar sot qëndrimin e LDK’së që e prezantoi...