Vazhdojnë dëgjimet buxhetore në Komunën e Lipjanit

PUBLIKUAR

Edhe gjatë ditës së sotme kanë vazhduar dëgjimet publike lidhur me Planifikimin e Buxhetit Komunal për vitet 2019-2021

Takime të tilla sot janë mbajtur në shkollën fillore “Migjeni” Rufc i Ri me banorët e Rufcit të Ri, Ribar i Vogël, Rufc i Vjetër, Hallaq i Vogël, Hallaq i Madh, dhe Torinë.
Po ashtu, takim është mbajtur edhe në SH.F “Kadri Beba” Ribar i Madh, me banorët e Ribar i Madh, Kraishtë, Bujan, Zllakuqan, Bregu i Zi, Varigoc.
Në shkollën Fillore “Dy Dëshmorët” Dobrajë e Madhe është mbajtur takim me Dobrajës së Madhe, Dobrajë e Vogël, Gllavicë dhe Lluga.

Drejtori i Buxhetit dhe i Financave Latif Ramadani gjatë këtyre takimeve ka prezantuar Projekt Buxhetin Komunal për vitet 2019-2021 duke bashkëbiseduar me banorët për mundësitë e përfshirjes së kërkesave të tyre në planifikimin Buxhetor.
Nga ana tjetër qytetarët e pranishëm në këto takime konsultative, kanë parashtruar kërkesa nga më të ndryshme, dhe në njëjtën kohë kanë marr përgjegjje nga përfaqësuesit komunal, të cilët gjatë këtyre takimeve kanë ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në këto debate për planifikimin e buxhetit se duke pasur qytetarë aktiv në këto debate është e lehtë përfshirja e projekteve me prioritare për qytetarin lipjanas.

Me datë 27.08.2018 do të vazhdojnë dëgjimet publike me qyetarë për planifikimin e buxhetit komunal në:
Shkolla Fillore “Hasan Prishtina” Llugaxhi ora 16:30
Shkolla Fillore “Zenel Hajdini” Gadime ora 18:00
SH.F “Haradin Bajrami” Magurë ora 20:00

Image may contain: 1 person, sitting and indoor
Image may contain: one or more people, people sitting and indoor
Image may contain: 11 people, people sitting, table and indoor

SHIKO MË SHUMË

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...

Vdes një fëmijë në Lipjan, dyshohet se porta e oborrit i ka rënë sipër

Një rast i rëndë ka ndodhur dje gjatë pasdites në Lipjan. Një fëmijë ka humbur...

Zjarri shkakton shumë dëme në Torinë të Lipjanit

Sipas raportit 24-orësh nga Policia Kosovës është bërë e ditur se është raportuar se...