Vazhdojnë angazhimet policore në parandalimin e organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, arrestohen dy persona të dyshuar në Prizren

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

Policia e Kosovës, konkretisht Njësia Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në rajonin e Prizrenit, pas pranimit të informacioneve relevante për zhvillimin e veprimtarive të kundërligjshme që ndërlidhen me lojërat e fatit, vikendin që po lëmë pas ka ndërmarrë disa veprime policore, ku në dy lokacione të ndryshme në rajonin e Prizrenit janë realizuar kontrolle të lokaleve, janë arrestuar dy persona të dyshuar si dhe janë sekuestruar dëshmi të ndryshme në rastet e përmendura si në vijim:

  1. Prizren 15.09.2019 – 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti në lokalin e tij kishte organizuar lojëra të fatit. Janë sekuestruar katër aparate dhe 1406.5 euro para të gatshme.

  1. Dragash 15.09.2019 – 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti në lokalin e tij kishte organizuar lojëra të fatit. Janë sekuestruar dy aparate, dy shtëpiza kompjuteri dhe 2987.85 euro para të gatshme.

Pas realizimit të proceduarve nga Policia, janë inicuar rastet “organizim i skemave dhe bixhozit të paligjshëm” dhe dy të dyshuarit e arrestuar me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Policia e Kosovës është e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe inkurajon të gjithë qytetarët që çdo informacion lidhur me ndonjë veprimtari të kundërligjshme ta ndajnë me Policinë e Kosovës, në menyrë që në bashkëpunim të reduktohen apo të ndalohen veprimtaritë e tilla.

SHIKO MË SHUMË

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë

Për të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa...

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...