Vazhdohet mbledhja e KK-së, këshilltarët e PDK-së kanë lëshuar sallën

PUBLIKUAR

Lipjan..1-300x169

06  nëntor 2014- Nën kryesimin e kryesueses Vlora Limani-Hajnuni,  Kuvendi komunal i Lipjanit ka mbajtur sot, vazhdimin e  mbledhjes së njëmbëdhjetë (11) me radhë.

Pas aprovimit të ekstraktit të mbledhjes së 9 të jashtëzakonshme dhe mbledhjes së 10- të KK- , për shqyrtimin e buxhetit të alokuar për nëntëmujor dhe shpenzimi i mjeteve buxhetore,  dhe shqyrtimin e propozim- vendimit për rritjen e buxhetit të komunës së Lipjanit nga tejkalimi i të hyrave vetanake për vitin 2014, ka folur drejtori i Drejtorisë së Buxhetit dhe Financave – Shkelzen Hajdini.

Hajdini duke paraqitur raportin e Buxhetit   komunal për periudhën nëntëmujore  për të gjitha kategoritë theksoj se gjatë kësaj periudhe janë shpenzuar 80.64 %

“Ekzekutimi i shpenzimeve të buxhetit komunal për periudhën Janar- Nëntor, të këtij viti është duke u realizuar sipas planit dinamik, për këtë periudhë kemi shpenzuar 80.64 % “, tha  drejtori Hajdini.  Ai mandej i bëri të ditur edhe shpenzimet të tjera nëpër drejtorit dhe sektorët e Komunës së Lipjanit. Ndërkaq duke folur rreth shpenzimeve në realizimin e investimeve kapitale  ai theksoi se komuna është e përkushtuar që për muajt të mbetur të bënë realizimin e  buxhetit.  Hajdini  po ashtu ka përmendur  edhe shkallën e realizimit e të hyrave për këtë periudhë dhe atë duke e krahasuar me të njëtën periudhë të vitit të kaluar e nga kjo del se ekzekutivi   i  tanishëm  ka realizuar 36.84%  më shumë sesa në vitin paraprak.

Ndërsa këshilltarët komunalë me shumicë votash kanë aprovuar raportin  e buxhetit të alokuar nëntëmujor, dhe shqyrtimim propozim-vendimin për rritjen e buxhetit të komunës së Lipjanit nga tejkalimi i të hyrave vetanake për vitin 2014.

Shqyrtimi i propozim-rregullores për bashkëpunimin e komunës dhe organizimin e fshatrave, vendbanimeve dhe lagjeve urbane, ka prezantuar drejtori i Administratës, Fauz Xhemajli, si pikë e rëndit të ditës është aprovuar.

Latif Ramadani, drejtor i Drejtorisë për Ekonomi dhe Zhvillim, ka folur për, shqyrtimin e propozim-vendimit paraprak për dhënie në shfrytëzim afatshkurtër të pronave të paluajtshme- lokale afariste të komunës, ai në këtë rast, ka thënë se, ky propozim-vendim vjen nga kryetari i komunës, dhe ka kërkuar nga këshilltarët komunalë që të aprovohet. Si pikë e rëndit të ditës është aprovuar.

Këshilltarët komunalë, po ashtu kanë aprovuar shqyrtimin e propozim-vendimit për themelimin e Komitetit Konsultativ për Kulturë, Rini dhe Sport. Propozim vendimin për shpalljen e konkursit për anëtarësim në Komitetin Konsultativ, për Kulturë, Rini dhe Sport. Shqyrtimin e propozim-vendimit për formimin e panelit përzgjedhës për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarësimin në Komitetin Konsultativ për Kulturë, Rini dhe Sport. Shqyrtimin e propozim –rregullores për ndryshimet dhe plotësimet e rregullores për transportin e udhëtarëve me automjete taksi. Propozim vendimi për ndarjen e subvencione Bashkësisë Islame në Lipjan, njofton zyra për informim në Komunen e Lipjanit.

 

Vlen të theksohet se në këtë seancë të pranishëm nuk kanë qenë këshilltarët e PDK-së, të cilët kanë lëshuar sallën, me pretekstin se nuk është thirrur mbledhje e jashtëzakonshme për çështjen e përzgjedhjes së mësimdhënësve në arsim.

SHIKO MË SHUMË

Aksident te rrethi i Lipjanit, policia del në vendin e ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash tek rrethi i Lipjanit. Sipas pamjeve të...

Therje me thikë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima mashkull kosovar, ishte rrahur nga...

Pesëvjeçari nga Lipjani në gjendje stabile, lirohet nga QKUK, merret nga QPS në Gjakovë

Fëmija pesëvjeçar nga Janjeva e Lipjanit, i cili u keqtrajtua nga prindërit e tij,...