Vaksina anti-COVID, Rama niset drejt SHBA-së: S’do lë gur pa lëvizur

PUBLIKUAR

Kryeministri Edi Rama pak minuta më parë ka njoftuar se është nisur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të sjellë sa më parë vaksinën anti-COVID në Shqipëri. 

Kreu i qeverisë ka theksuar në një postim në Twitter se do të lëvizë çdo gur që vaksina kundër COVID të vijë sa më parë në vendin tonë.

“Sigurimi i vaksinës sa më parë është një prioritet i luftës sonë kundër armikut të padukshëm dhe s’do lemë gur pa luajtur që vaksina të fillojë të vijë sa më parë në Shqipëri! Kontakti sy më sy me prodhuesit e vaksinës i shërben këtij qëllimi. Rrugës për në Shtetet e Bashkuara”, shkruan kryeministri në një postim në Twitter.

Ndërkohë një ditë më parë, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu deklaroi se qeveria shqiptare është në proces negocimi me disa kompani për të siguruar në kohë vaksinën anti-COVID.

Ministrja theksoi se qeveria ka bërë një parapagim prej 3.9 milionë dollarë për të mundësuar sa më shpejt të jetë e mundur vaksinën anti-COVID.

SHIKO MË SHUMË

Rama uron Ramazanin: Ushqeftë kjo ngjarje vjetore shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë për Ramazan. Ai përmes një postimi...

Tërmet në Shqipëri, epiqendra afër Vlorës

Para pak çasteve ka ndodhur një tërmet në Shqipëri, ku epiqendra u regjistrua 29...

Zelensky: Me Ramën diskutuam mundësinë e prodhimit të armëve të përbashkëta

Presidenti i Ukrainës që ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit për Ukrainën ka...