Vajza që ishte zhdukur në Gjakovë, gjendet në Lipjan

PUBLIKUAR

Është gjetur Sejhan Nivokazi e cila ishte zhdukur para disa ditësh, njofton njësia rajonale e hetimeve pranë stacionit policor ne Gjakovë.

Lajmin se 17-vjeçarja nga fshati Skivjan është gjetur në pasditen e sotme në një kafiteri në qytetin e Lipjanit, e ka konfirmuar për televizionin lokal të Gjakovës Tv Syri shefi i sektorit te hetimeve rajonale, Bekim Avdija.

Tutje Avdija ka thënë se pas informatave që ka pranuar Policia e Kosovës për vendndodhjen e vajzës në fjalë dhe pas planit operativ njësia e hetimeve rajonale ka arritur ne vendin e ngjarjes ku edhe është gjetur 17 vjeçarja.

E njëjta është shoqëruar për në stacionin policor në Gjakovë dhe në prani të prokurorit të shtetit është intervistuar.

Me këtë rast ajo ka pranuar se ka filluar një lidhje bashkëjetese me një person nga qyteti i Prishtinës dhe me vetë dëshirë ka shkuar ne Lipjan.

Po ashtu gjate intervistimit dhe procedurave te tjera behet e ditur se gjendja shëndetësore e vajzës është e mire.

Aktualisht Sejhan me kërkesën e saj është dërguar në strehimoren “Shtëpia e Sigurt” në Gjakovë dhe familja janë të njoftuar.

Policia e Kosovës është duke vazhduar deri në kompletimin procedural të rastit.

https://telegrafi.com/vajza-qe-ishte-zhdukur-ne-gjakove-gjendet-ne-lipjan/

SHIKO MË SHUMË

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...

Arrestohet një person në Lipjan, tentoi t’i sulmonte me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar t’i sulmonte me...