Forcat libaneze vranë një udhëheqës të Shtetit Islamik në mëngjesin e sotëm, në një rajon kufitar malor me Sirinë.
Një burim i lartë i sigurisë dhe agjencia kombëtare e lajmeve në Liban kanë konfirmuar vdekjen e liderit të Shtetit Islamik, Nayif el-Shaalaan, i cili u identifikua si udhëheqës i xhihadistëve, transmeton lajmi.net
Mediat shtetërore kanë thënë se gjithashtu njihej edhe me emrin Abu Fawz.


