Urojn Buja e Ahmeti

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Arrestohet një person në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se...

Aksident në Lipjan

Një aksident ka ndodhur në Lipjan në mëngjesin e sotëm, në rrugën "Haradin Bajrami". Policia...

Të dashur qytetarë të Komunës Lipjanit, anëtar dhe simpatizant të PDK-së ,kam kënaqësinë ,që në emrin tim dhe të të gjitha strukturave të Partisë Demokratike të Kosovës ,Dega në Lipjan , në përmbyllje të këtij viti dhe në vigjilje të ndërrimit të motmoteve kur dëshirat dhe shpresat tona janë më të ngjallura se çdoherë tjetër, t’iu uroj vitin e Ri 2016 , me dëshirën .që në familjet Tuaja të ketë më shumë begati , shëndet. dashuri, lumturi e harmoni .
Të dashur dhe të respektuar qytetarë , duke pasur parasysh që për vite të tëra kemi mbështetjen tuaj dhe pikërisht për këtë PDK është forca e parë politike në komunën tonë ,duke besuar fuqishëm në ndershmërinë, përkushtimin dhe vullnetin tuaj, jam i bindur se gjatë vitit 2015 strukturat e Degës së PDK-së dhe Këshilltarët tanë në KK , ishin aktiv dhe zë i fuqishëm në artikulimin e interesave tuaja jetike ,në institucionet komunale. Andaj,me besim të plotë në forcën tonë të përbashkët ,uroj që viti 2016, të jetë vit i kthesës i perspektivës dhe le të na sjellë më shumë shëndet e përparim për ju dhe familjet tuaja si dhe për të gjithë qytetarët lipjanas.

Urime dhe gëzuar për shumë mote! Shukri Buja, kryetar i degës së PDK-së Lipjan.


Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, me rastin e ndërrimit të moteve uron të gjithë qytetarët e Komunës së Lipjanit, duke ju dëshiruar të gjitha të mirat- shëndet të plotë e gëzime për vitin 2016.
“Qytetarë të dashur të Lipjanit, ne së bashku sot po përmbyllim një vit mjaft progresiv për komunën tonë, dhe po hyjmë në Vitin e Ri, me objektiva të reja, por duke mbetur në dispozicionin tuaj përherë dhe duke kontribuar me gjithë potencialin tonë në zhvillimin e Komunës dhe përmirësimin e jetës së çdo qytetari dhe familje në Lipjan. Andaj, ta kalojmë ndërrimin e motëve në familjet tona së bashku me të afërmit dhe miqtë, në solidaritet, në ndihmë dhe përkujdesje ndaj njëri-tjetrit”.
Urime Viti i Ri 2016, të festojmë me kujdes, të festojmë të gjithë së bashku!”, thuhet në urimin e Kryetarit Ahmeti, me rastin e festës së Vitit të Ri 2016

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se...

Aksident në Lipjan

Një aksident ka ndodhur në Lipjan në mëngjesin e sotëm, në rrugën "Haradin Bajrami". Policia...

Aksident me dy të lënduar në Lipjan

Dy persona janë lënduar në një aksident trafiku në rrugën Lipjan-Ferizaj. Rastin  e ka konfirmuar...