Urimi i Kryetarit të Këshillit të Bashkësisë Islame në Lipjan, Zaim ef. Baftiu, me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...

Urimi i plotë: Me emrin e Allahut , Mëshiruesit, Mëshirëbërësit

Të nderuar besimtarë!
Muaji i Mëshirës e begatisë së madhe po fillon nesër, andaj në emër të Këshillit të Bashkësisë Islame në Lipjan dhe në emrin tim personal iu uroj këtë muaj, duke ju dëshiruar agjërim të lehtë e të pranuar tek Krijuesi.

Allahu i mëshirshëm nga mirësitë e Tij të shumta, na ka ofruar edhe muajin e kuranit, që është mirësi e vlerë për besimtarët, siç thotë në Kur’an:
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا كُتِبَ عَلَيْكُمُ الصِّيَامُ كَمَا كُتِبَ عَلَى الَّذِينَ مِن قَبْلِكُمْ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ
“O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm” (Kaptina bekare, ajeti 183)

Agjërimi është adhurim që ka urtësinë, devotshmërinë, sinqeritetin, dashurinë, sakrificën, unitetin, tolerancën e mirëkuptimin.
Besimtarë të nderuar!
Ramazani na thërret në mirësi, falje, mëshirë e punë të mira, për këtë ne besimtarët duhet që të kemi prioritet obligimet tona ndaj Allahut, të kujdesemi për familjen, fëmijët, fqinjët, dhe shoqërinë tonë.
Kujdesi ndaj shpirtit reflektohet me agjërimin, namazin, zekatin e punë tjera të dobishme. Adhurimet në Xhami janë obligim dhe begati e veçantë, andaj ti lidhim zemrat tona me Xhamia.
Vepra e mirë për të mirën e fesë dhe Atdheut tonë, është domosdoshmëri.

Vëllezër e motra, në këtë muaj besimtari reflekton vlera të besimit, duke qenë më i kujdesshëm, e mira dominon mbi të keqën, kultivohet paqa, reflektohet humanizmi ndaj familjeve skamnore dhe dashuria për familjen, shoqërinë e Vendin tonë.
إِنَّ الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ سَيَجْعَلُ لَهُمُ الرَّحْمَٰنُ وُدًّا
Nuk ka dyshim se ata që bënë vepra të mira, atyre i Gjithëmëshirshmi do t’u krijojë (në zemrat e tyre) dashuri. (Kaptina Merjem, ajeti 96)
Ky muaj i begatë na edukon shpirtin, mendjen e trupin, na fton për unitet, dhe ngritë ndërgjegjen për të përmirësuar lidhjen tonë me Allahun, me prindërit, me vëllezërit dhe me të gjithë njerëzit që jetojmë.
Ju porosis që të duani, ndihmoni, mëshironi, gëzoni dhe të luteni për njëri tjetrin që edhe Allahu të iu do, ndihmon, mëshiron e gëzon ju.
Të nderuar vëllezër dhe motra, uroj në fund që të përjetoni këtë muaj me kënaqësi shpirtërore, dhe begati në familjet e juaja dhe mbarë shoqërinë.D

SHIKO MË SHUMË

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...