Ura e incidenteve rivitalizohet

PUBLIKUAR

Ura kryesore e lumit Ibër, e cila praktikisht ndan Mitrovicën në dy pjesë, veri dhe jug, do të mbyllet më 15 tetor dhe nuk do të jetë e kalueshme as për këmbësorë, të paktën deri në qershorin e vitit 2016, gjatë së cilës kohë ura do të rivitalizohet sipas marrëveshjes së arritur në Bruksel, më 25 gusht. Me këtë marrëveshje do të largohet edhe i ashtuquajturi “Park i paqes”.

Në urën kryesore të Ibrit, në të cilën serbët kishin vendosur një barrikadë prej zhavorri e betoni, në korrikun e vitit 2011, ndërsa në qershorin e vitit 2014 atë e kishin zëvendësuar me një barrikadë tjetër në formë parku, prej vitit 1999 janë regjistruar mbi 1 mijë incidente, 95 e të cilave janë provokuar nga ekstremistë serbë, “Roja të urës”, por edhe nga “Civilna Zastita”, shkruan “Zëri”.

Barrikada e ashtuquajtur “Parku i Paqes” është vendosur më 18 qershor të vitit 2014, vetëm pak orë pas heqjes së barrikadës së mëparshme me rërë dhe gurë. E gjithë kjo ndodhi si rezultat i kundërshtimit ndaj përpjekjeve të Qeverisë së Kosovës për të vendosur autoritetin në veri të vendit dhe për të marrë nën kontroll pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjakë, në kufi me Serbinë, në korrik të vitit 2011.

SHIKO MË SHUMË

Ndalohen dy automjete që po futnin mallra të kontrabanduara nga Serbia nëpër rrugë ilegale malore

Policia e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim me Doganën e Kosovës kanë parandaluar...

Dy vëllezër rrahin prindërit në Deçan, arrestohen nga policia

Dy persona janë arrestuar në Deçan, pasi dyshohen se kanë ushtruar dhunë në familje...

Policia shqipton mbi 2 mijë e 700 gjoba brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2763 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve...