Unioni i Dijetarëve Islamë u bën thirrje vendeve islamike të strehojnë refugjatët sirianë

PUBLIKUAR

Unioni Ndërkombëtarë i Dijetarëve Myslimanë, në krye me Yusuf al-Qaradawin, u bëri thirrje të gjitha vendeve të botës islame të ndihmojnë refugjatët sirianë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një komunikim të Unionit, të cilin e nënshkruan kryetari Qaradawi dhe sekretari i përgjithshëm Ali al-Qaradagi, theksohet se “populli vëllazëror sirian është ekspozuar ndaj krimeve të tmerrshme dhe është i detyruar të largohet nga vendi, por edhe se numër i madh i tyre humbin jetën në rrugën e rrezikshme të shpëtimit nëpërmjet Detit Mesdhe duke u poshtëruar në kufij”.

Nga Unioni u bëjnë thirrje të gjithë zyrtarëve fetarë islamë që në hutben e të nesërmes, me qëllim të ngritjes së vetëdijes për tragjedinë e popullit sirian, të flasin pikërisht për atë çështje dhe të luten për shpëtimin e popullit të atij vendi.

Dijetarët islamë të mbledhur në këtë Union kanë bërë thirrje vendeve arabe dhe islamike të pranojnë refugjatët dhe t’i strehojnë në mënyrë dinjitoze, në mënyrë që të parandalohen vuajtjet dhe poshtërimet e tyre në kufijtë me vendet tjera.

SHIKO MË SHUMË

Qendra “Gjenocidi në Kosovë’ kërkon të shpallet gjendje e jashtëzakonshme pas verdiktit të Hagës

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” ka paralajmëruar mbajtjen e një konference...

Më 26 shtator protestohet në Gjermani kundër dënimit të ish-krerëve

Më 26 shtator, në Dusseldorf të Gjermanisë, është paralajmëruar një protestë në mbështetje të...

Ali Ahmeti përkujton Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin: Kujtimi për ju është i përjetshëm

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka përkujtuar Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin, në 28-vjetorin e...