Uber e ka zhvilluar një sistem përkthimi që e lehtëson komunikimin mes shoferit dhe udhëtarëve

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Lajçak thotë se shoqëritë e Kosovës dhe Serbisë s’e duan normalizimin: Sa herë Kurti e Vuçiq bëjnë ndonjë hap, ka kritika

Emisari i BE’së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, përgjegjës për bisedimet Kosovë-Serbi, ka thënë...

Moti sot me diell dhe vranësira: minimalja 0 gradë Celsius, maksimalja deri në 16

Moti sot parashihet të jetë me diell dhe vranësira të pakta në orët e...

Ndër eksperiencat më të mira që do i dëshiron secili njeri është edhe udhëtimi, por çfarë ndodhë nëse jeni në Kolumbi apo Francë dhe nuk kuptoni asgjë që iu thotë shoferi i taksisë.

Njëjtë sikur udhëtari, as ai nuk e ka idenë se çfarë është duke thënë, megjithëse insiston t’i tregoi destinacionin e dëshiruar, qoftë edhe në ndonjë gjuhë të huaj që mund të mos e flet si duhet, transmeton Telegrafi.

Për të shmangur këtë situatë të padëshirueshme, kompania e shërbimit të taksive Uber, e ka zhvilluar një sistem shumë të lehtë të komunikimit në mes të këtyre dy palëve.

Me aplikacionin që del në përdorim gjatë ditës së nesërme, shoferi pranon mesazhin në gjuhën që e vet, derisa kur kthehet mesazhi, përkthehet në gjuhën që e flet përdoruesi.

Janë rreth 100 gjuhë që janë instaluar në këtë aplikacion, në mënyrë që të kenë në të qasje më shumë përdorues dhe të mos hasin në pengesa sa i përket gjuhës.

“Do të vij menjëherë”, apo “bëhuni gati, vetura është shumë afër”, janë disa nga mesazhet më të thjeshta që mund të shkëmbehen.

Por, në të janë integruar edhe shprehjet më të komplikuara, ku përdoruesi mund ta njoftojë shoferin se ka ngecur në ashensor, apo i duhet t’i arrijë vetura shumë më shpejtë për arsye personale.

Sistemi i zhvilluar nga Uber, i japë edhe paralajmërime të ndryshme udhëtarëve, duke i ofruar harta, si dhe udhëzime për parkingje apo banka. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...