Ka duar të lehta. Një rast i pabesueshëm i vjedhjes është regjistruar në Zimbabve, ku një hajdut i panjohur vodhi 26 palë brekë të femrave! Çfarë është e habitshme është fakti se brekët janë vjedhur nga trupi i femrave gjersa ato flinin.
Vjedhjet kanë ndodhur në një fshat në rajonin Gokve. Shumica e banorëve vendas besojnë se kjo është një magji e zezë, apo një fuqie mbinatyrore, transmeton Telegrafi.
Disa brekë u gjetën dhe u kthyen femrave. Ndërsa disa prej tyre u dogjën me arsyetimin se u ishin bërë një magji e zezë.
Nga ana tjetër, policia tha se i gjithë ky rast vështirë se mund të hetohet, dhe iu la në dorë udhëheqësve të fshatit që ta zgjidhin këtë mister. /Telegrafi/



