U shkurorëzua nga burri pasi ai refuzoi t’i ndërtonte tualet

PUBLIKUAR

Gjykata ia ka pranuar një gruaje kërkesën për t’u shkurorëzuar nga burri, për shkak se ai nuk po i ndërtonte asaj tualet në shtëpi.

Gruaja nga India, në të 20-at e saj, ishte e martuar për pesë vjet, por detyrohej të çlirohej në fushat e hapura afër shtëpisë, transmeton Express.

Ligji indian lejon shkurorëzimin vetëm në rrethana të kufizuara, sic është dhuna familjare apo mizoria e dëshmuar.

Avokati i gruas ka thënë për AFP se gjykatësi ka theksuar se jashtëqitja e detyruar në fusha të hapura është një lloj torture.

Gjykata, në shtetin Rajasthan, ka thënë se gratë shpesh detyrohen të presin deri të errësohet për të dalë në fusha të hapura që përdorën në vend të tualeteve.

Në vendimin e gjykatës thuhej: “Ne shpenzojmë para për të blerë duhan, alkool dhe telefona mobil, por nuk kemi vullnet të ndërtojmë tualete për të mbrojtur dinjitetin e familjeve tona. Në fshatra, gratë duhet të presin deri në perëndim të diellit për t’iu përgjigjur thirrjeve të natyrës. Kjo nuk është vetëm mizori fizike, por edhe cenim i modestisë së gruas.” /Express/

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...