U plagos me armë në lokalin e tij, vdes në spital biznesmeni shqiptar

PUBLIKUAR

Sipas raportimeve ai ka ndërruar jetë rreth orës 1:00 të mëngjesit për shkak të plagëve të marra.

Në atentatin e të dielës (4 gusht) ai mori 6 plumba në gjoks.

Të plagosur në sulmin me armë mbetën edhe i biri i tij Ergest Beqiraj, si dhe një person i tretë i identifikuar si Nesim Hodaj.

Policia thotë se sulmi me armë është kryer nga dy persona, të cilët i identifikon si E.XH e Sh.L.

Menjëherë pas ngjarjes ata janë larguar me mjetin e tyre drejt Pyllit të Sodës.

“Në momentin e konfliktit të tre personat,kanë qenë në lokal duke pirë kafe. Atentatorët kanë zgjedhur dhe momentin e duhur kur në zonë nuk ka pasur shumë njerëz” raporton Ora News.

Policia e Vlorës është vënë në ndjekje të tyre. Në ndihmë të saj kanë shkuar dhe Delta Forcë e FNSH e Fierit.

Paraprakisht sipas bluve ngjarja ka ndodhur për motive banale.

SHIKO MË SHUMË

Rama uron Ramazanin: Ushqeftë kjo ngjarje vjetore shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë për Ramazan. Ai përmes një postimi...

Tërmet në Shqipëri, epiqendra afër Vlorës

Para pak çasteve ka ndodhur një tërmet në Shqipëri, ku epiqendra u regjistrua 29...

Zelensky: Me Ramën diskutuam mundësinë e prodhimit të armëve të përbashkëta

Presidenti i Ukrainës që ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit për Ukrainën ka...