U bllokua makina rrotulluese, mbetën me kokë poshtë për 45 minuta (Video)

PUBLIKUAR

Përjetuan adrenalinë më shumë se që kërkuan. Tamam në kohën kur makineria luhatëse ishte në 60 metra lartësi, diçka u bllokua dhe ata mbetën të varur me kokë poshtë.

Për 45 minuta, punëtorët janë munduar të kthejnë në normalitet makinën e vendosur në parkun e qytetit Didam të Holandës, transmeton Telegrafi.

Pasi kanë zbritur poshtë, të shtatë personat që ndodheshin aty janë dërguar në spital për kontroll.

Vetëm njëri prej tyre ka mbetur në spital, sepse nuk ndjehej mirë, kurse të tjerët janë lëshuar në shtëpi.

Policia e ka mbyllur parkun, duke bllokuar përgjithmonë të gjitha lojërat lëvizëse që gjendeshin aty. /Telegrafi/

 

 

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...