U bë siç thanë serbët barrikada nuk u hoq

PUBLIKUAR

Barrikada në formë të parkut e vendosur nga serbët në urën kryesore të Ibrit, e cila Mitrovicën e ndan në dy pjesë, në veri dhe në jug, nuk është larguar as të shtunën.

Zyra e BE-së në Kosovë ka mbajtur premtimin dhe saktësisht në orën 16:00, të shtunën, ka filluar vendosjen e mburojave të metalta në të dy anët e urës. Për këmbësorët është lënë një korridor në pjesën e majtë të urës.

“Parku i paqes”, i emërtuar nga serbët pas vendosjes se tij në vend të barrikadës me zhavorr dhe të përforcuar me beton, ka mbetur pa u prekur.

Ai do të qëndrojë për shumë kohë, ndoshta edhe nuk do të largohet kurrë, edhe gjatë punimeve që do të bëhen në rivitalizimin e urës.

Në fakt, është bërë ashtu siç ishte zotuar kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq.

Rakiq ka porositur nga Beogradi, të shtunën në mëngjes, se ura do të mbyllet, por “Parku i paqes” nuk do të hiqet. Këto fjalë të tij kishin mbjellë siguri të serbët e veriut të Mitrovicës, të cilët për dallim nga shqiptarët nuk janë dukur fare pranë urës, shkruan Zëri.

SHIKO MË SHUMË

Peticioni me 14,140 nënshkrime për heqjen e “Urosevac” nga Ferizaj dorëzohet të hënën në Kuvend

Peticioni “Për një Ferizaj pa ‘Urosevac’”, i mbështetur nga 14,140 qytetarë të Ferizajt, do...

Gërvalla sot del në konferencë për media

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, sot do të mbajë një konferencë për media nga...

Mot i vranët

Gjatë ditës së sotme pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta....