Twitter planifikon shkurtimin e vendeve të punës!

PUBLIKUAR

Vetëm disa ditë pasi u emërua shefi ekzekutiv i rrjetit social Twitter, Jack Dorsey është duke planifikuar një seri uljes së kostove në kompani, duke përfshirë edhe pushimet nga puna dhe ndalimin e një plani për ta zgjeruar selinë e kompanisë në San Francisko, thuhet sipas tre njerëzve të njohur me planet, të cilët folën në kushte anonimiteti për shkak se të dhënat janë private, raporton New York Times.

Planet për ta shkurtuar numrin e punëtorëve janë pjesë e një përpjekje për ndalimin e asaj që shumë njerëz të brendëshëm e shohin si një organizatë që është rritur dhe është fryrë, thuhet në raportin e gazetës së madhe amerikane.

Twitter ka mbi 4.100 të punësuar në më shumë se 35 zyra të ndryshme të botës.

Zëdhënësi i Twitter nuk pranoi të komentojë lajmin. (Telegrafi)

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...