E veja e një burri të vrarë në një sulm ndaj një qendre trajnimi të policisë jordaneze e ka ngritur një padi kundër rrjetit social Twitter të mërkurën në një gjykatë federale në San Francisco, duke e akuzuar kompaninë se e ka luajtur rolin e një zëdhënësi për grupet terroriste si ISIS-i cili mori përsipër sulmin.
Padia argumenton se ISIS ka përdorur rrjetin social Twitter për të tërhequr rekrutë të rinj dhe për të përhapur propagandën e vet, dhe se faqja e famshme e internetit “me vetëdije apo me verbëri me paramendim” u ka ndihmuar terroristëve, raporton Fast Company.
“Pa Twitter, rritja shpërthyese e ISIS gjatë viteve të fundit si grupi më i frikëshëm terroriste në botë nuk do të kishte qenë i mundur”, thuhet në padi.


