Twitter haptazi në luftë me Instagram

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...

Twitter ka kërkuar nga përdoruesit e saj që t’i postojnë fotografitë e tyre drejtpërdrejtë në Twitter, dhe jo përmes shpërndarjes së fotografive nga Instagram, thuhet sipas një raporti të fundit nga Mashable.

Rrjeti social Twitter u ka dërguar mesazhe përdoruesve të saj kryesor, duke u kërkuar atyre që të postojnë fotot e tyre direkt në Twitter, sepse kur ata ta bëjnë këtë gjë përmes rrjetit social rival Instagram, atëherë përcjellësit e tyre nuk do të mund ti shikojnë fotografitë, por vetëm linkun e cila çon në Instagram për ta parë fotografinë.

Këtë porosi Twitter ua dërgoi disa profileve të famshme në rrjetin e saj social, listë kjo e cila përfshin llogari të njerëzve nga media, sporti, argëtimi dhe shumë kategori të tjera.

Duke i parë këto vendime të Twitter, atëherë lirisht mund të thuhet se rrjeti i famshëm social është në luftë të hapur me rivalin e saj, i cili së fundmi u tha se e ka shkallën më të lartë të rritjes, sa i përket numrit të përdoruesve. (Telegrafi)

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...