Turqia gati të armatosë Kosovën

PUBLIKUAR

Republika e Turqisë është shprehur e gatshme që ta ndihmojë armatosjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Ismet Yilmaz, ka thënë se ky shtet dëshiron që Kosova të jetë shtet funksional, ta këtë ushtrinë dhe policinë e vet dhe në këtë çështje Turqia do ta jap kontributin e vet.
“Nuk duhet të këtë dallime ndërmjet Kosovës dhe shteteve tjera të Ballkanit. Kosova duhet të jetë e barabartë me të gjitha shtetet e Ballkanit, as ma pak e as ma shumë “, ka thënë ministri Turk.
Ai ka premtuar se Turqia do ta mbështesë në vazhdimësi Forcën e Sigurisë së Kosovës në rrugën e saj drejt transformimit në ushtri të rregullt.
I pyetur nëse duhet ndërhyrja ushtarake për shpërbërjen e strukturave ilegale serbe të cilat funksionojnë në territorin e Kosovës, ministri turk është shprehur kundër një ndërhyrje të tillë, duke theksuar se zgjidhja e vetme në këtë drejtim është përmes dialogut.
Ai këto komente i ka bërë pas takimit që ka pasur me homologun e tij Agim Çeku. Ndërsa ministri Çeku duke falënderuar ministrin turk për kontributin e dhënë ka thënë se Turqia është ndër vendet që me se shumit e ka ndihmuar forcimin e FSK-së.
“Turqia na ka furnizuar FSK-në me disa autoblinda, ndërsa sot morëm premtimin edhe për një ndihme tjetër, po ashtu me disa autoblinda të cilët do të ndihmojnë në forcimin edhe me të madh të FSK-së. /Lajm/

SHIKO MË SHUMË

Hapet thirrja për aplikim për ofrues dhe programe të trajnimit për mësim

Këshilli Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve (KShLM), duke u bazuar në Udhëzimin Administrativ 12/2023...

Kurti i pret zyrtarët publikë në ballkonin e qeverisë, i inkurajon që të takohen aty për t’u koordinuar

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, para nisjes së pushimeve të verës tha se mblodhi...

Gara me vetura në zonë të banuar në Pejë, shoferët gjobiten me nga 500 euro

Njësia e Trafikut Rajonal në Pejë po vazhdon me masa parandaluese dhe ndëshkuese ndaj...