Tuna dhe Cozman me role speciale në serialin “o Sa Mirë” (Foto)

PUBLIKUAR

tuna-dhe-cozman-me-role-speciale-n-euml-serialin-ldquo-o-sa-mir-euml-rdquo-foto_hd

Superylli shqiptar, Tuna dhe hip hop ylli, Cozman, do të jenë protagonistë të episodit të 34 të serialit më të shikuar shqiptar, “o Sa Mirë”.

Pjesëmarrjen e saj, Tuna e ka konfirmuar në faqen zyrtare të saj në Instagram.

“Ishte kënaqësi të jemi pjesë e xhirimeve si mysafirë specialë në rolet e veçanta të episodit 34 të serialit “o sa Mirë. Kyçuni të hënën dhe mos harroni të shikoni serialin “o Sa Mirë”, ka shkruar Tuna në postime të ndara në Instagram.

Tuna po ashtu ka lëvduar edhe bashk-aktorët e serialit, Luran Ahmetin dhe Xhevdet Jasharin, të cilët i ka përshkruar si aktorë të mrekullueshëm.

Telegrafi mëson nga burimet pranë këngëtares se ajo ka treguar aftësi të mira prej aktoreje dhe se është përfshirë më shumë në skenat e serialit për dallim nga mysafirët e këngëtarët tjerë të përfshirë në të kaluarën.

Seriali “o Sa Mirë” transmetohet në kanalin “Ti” çdo të hënë në platformën teleivizive DigitAlb. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

E dhimbshme, Butrint Imerit i vdes personi i zemrës

Këngëtari kosovar Butrint Imeri ka ndarë një lajm të dhimbshëm ditën e sotme. Ai tregoi...

Përmallohet Elijona, i uron ditëlindjen motrës së ndjerë

Elijona Binakaj ka bërë një dedikim emocional. Sot do të ishte ditëlindja e 24-të e...

“E kemi pas fans të msheft”/ Për cilin ish-banor të BBVK-së e kanë fjalën Eli dhe Klodi?

Elijona dhe Klodi kanë qëndruar për pak ditë në Zvicër, për të marrë pjesë...