Tuna deklason Dafinën, 1 milion klikime për “Pardon”

PUBLIKUAR

Tuna deklason Dafinën, 1 milion klikime për “Pardon”

Këngëtaret e suksesshme shqiptare, Tuna dhe Dafina Zeqiri kanë publikuar kohë më parë videoklipet e reja “Pardon” dhe “Ndjenjë Tjetër”. Por, dy herë më shpejt dhe më shumë klikime ka marrë projekti i këngëtares shqiptare nga Shkupi.

“Pardon” e cila erdhi si premierë në Telegrafi ka arritur të grumbullojë 1 milion klikime, në më pak se dy javë pas lansimit.

Ky është një sukses shumë i madh për Tunën, pavarësisht se kënga edhe është kritikuar nga qarqe të ndryshme në industrinë e muzikës për rrymën “shumë ndryshe” të muzikës që ka sjellë.

Nga ana tjetër, “Ndjenjë Tjetër” nga Dafina Zeqiri, që u lansua më 25 shtator, pra fiks një muaj më parë, arriti të grumbullojë diku rreth gjysmë milionë klikime, apo 451 mijë klikime në YouTube.

Vlen të përmendet se Dafina Zeqirit i është fshirë videoklipi dhe për afro 10 ditë nuk ishte në YouTube, me akuzën se ajo ka pasur borxhe.

Por, videoklipi është kthyer së fundmi dhe vazhdon të klikohet nga fansat, megjithëse ishte një goditje e madhe për këngëtaren që vazhdon të ketë probleme sa i përket mbrojtjes së të drejtave autoriale në internet, si shkas i ndrrimit të menaxhmenteve nga e kaluara.

Kështu edhe një herë krijuesja e hitit “Fenix”, Tuna, vazhdon të mbajë dominimin e saj në tregun muzikor shqiptar, përkundër lansimit të një projekti “më ndryshe” pas bashkpunimit të madh me Getin, “MMV”, teksa Dafina Zeqiri vazhdon të kërkojë superhitin e saj të madh, që po i mungon drejt ngjitjes në piedestalin e muzikës shqiptare, ani pse projekti me Ledrin ishte shumë i suksesshëm.

Të dyja këngëtaret shumë shpejt do të lansojnë edhe projekte të reja, me Dafinën që tashmë është konfirmuar në media se do të publikojë një bashkëpunim me reperin e ri nga Peja, Gjikon.

Të dyja videoklipet janë realizuar nga Max Production.

 

/Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kiara pyetet për një shtatzëni të mundshme, Luiz Ejlli ndërhyn me një përgjigje plot humor

Kiara Tito ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në...

Afrona Dika surprizohet para ditëlindjes: I fejuari e mbulon me dhurata luksoze

Afrona Dika po përgatitet të festojë ditëlindjen e saj më 9 gusht, por dhuratat...

Kur bukuria dhe stili bëhen një, Oriola Marashi merr vëmendjen

Modelja dhe këngëtarja e njohur, Oriola Marashi, ka publikuar së fundmi projektin e saj...