Trump: Kina po na “përdhunon”

PUBLIKUAR

Donald Trump cilësoi deficitin tregtar të SHBA-së me Kinën, diçka ndaj të cilit ai ankohet shpesh, si një përdhunim.

“Nuk mund të lejojmë Kinën që të përdhunojë vendin tonë dhe ata po bëjnë pikërisht këtë”, deklaroi Trump, duke iu referuar numrit të lartë të eksporteve kineze në SHBA. Trump akuzon shpesh Kinën që manipulon monedhën e saj për t’i dhënë avantazh eksporteve vendase në tregun ndërkombëtar dhe thotë se Kina po e dërrmon SHBA-së në tregti.

Por kjo ishte hera e parë që Trump përdori termin përdhunim për të përshkruar atë që ai konsideron si dominim kinez në tregti ndaj SHBA-së. Por ai premtoi para mbështetësve të tij në Indiana se do ta ndryshojë këtë trend dhe se SHBA-ja i ka të gjitha mundësitë për ta bërë këtë. Lideri i garës republikane për kandidaturën presidenciale tha se nuk është aspak i zemëruar me Kinën për avantazhin që ajo ka në tregti, por me liderët amerikanë që kanë treguar se janë tejet të paaftë.

Analogjitë që Trump ka përdorur, shpesh herë kanë shkaktuar debat dhe duket se edhe kjo e fundit është një prej tyre. Më herët ai u akuzua se po shfaqte sjellje seksiste, kur tha se rivalja e tij demokrate Hillary Clinton po përdor faktin që është grua për të kandiduar dhe nëse do të ishte një mashkull, askush nuk do ta votonte për aftësitë që ka shfaqur në politikë. /Top Channel/Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kurti i përgjigjet Abixhikut: E ndoqa qëndrimin e mikut tim – nuk është pak ta marrësh Kryetarin e Kuvendit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka komentuar sot qëndrimin e LDK’së që e prezantoi...

Tërheqja e dokumentit të shtetësisë, MPB-ja me njoftim të rëndësishëm

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar qytetarët e Republikës së Kosovës se nga...

Vetura bëhet ‘shkrumb e hi’ në magjistralen Prishtinë–Ferizaj, policia në vendin e ngjarjes

Një veturë është djegur në orët e para të mëngjesit në magjistralen Prishtinë –...