Tri shpërthime në veri rreth mesnatës, u gjuajtën shok-bomba në rrugë e afër stacioneve policore

PUBLIKUAR

Tri shpërthime kanë ndodhur rreth mesnatës në veri të vendit, saktësisht në Mitrovicë të Veriut dhe Zveçan.

Këto raste i ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.

Elshani ka thënë se shpërthimi i parë ka ndodhur në rrugë gjatë patrullimit të policisë, ku vetura e policisë është gjuajtur me gurë dhe dyshohet se është hedhur një shok-bombë.

Shpërthimi i dytë ka ndodhur në oborrin e stacionit të Policisë në Mitrovicë të Veriut, derisa i treti në Zveçan, në afërsi të stacionit policor.

Nga këto shpërthime, Elshani ka thënë se s’ka asnjë të lënduar.

“Në intervalin kohor prej orës 23:30 deri në orën 01:30, kanë ndodhur tri shpërthime. Një ka ndodhur në rrugë gjatë patrullimit të policies, vetura e policisë është gjuajtur me gurë dhe dyshohet se është hedhur një shok bombë. Një ka ndodhur në stacion të Policisë në Mitrovicë të veriut, saktësisht në oborr. Shpërthimi tjetër ka ndodhur në Zveçan, në afërsi të stacionit të policies. Nuk ka të lënduar.  te rasti i parë, vetura është dëmtuar nga gjuajtja me gurë, e në dy rastet tjera s’kemi dëme”, ka thënë Elshani për Express.

SHIKO MË SHUMË

Kurti takohet me ministrin francez në Mal të Zi: Mbështetja e Francës e rëndësishme për anëtarësim në KiE dhe BE

Kryeministri Albin Kurti është takuar me ministrin e Deleguar për Europën të Francës, Benjamin...

Gani Geci dërgohet në Spitalin e Pejës, reagon familja e tij: Vlerësojmë kujdesin dhe profesionalizmin e të gjithëve

Familja Geci, ka reaguar për gjendjen shëndetësore të Gani Gecit, pasi i njëjti është...

Albulena Haxhiu: Kuvendit po i rikthehet gjallëria, u sqaruan një sërë çështjesh politike dhe me interes publik

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se në seancën...