Tragjike: Vritet aksidentalisht duke bërë ‘selfie’

PUBLIKUAR

Një adoleshent në Indi ka ndërruar jetë pasi aksidentalisht ka qëlluar veten, duke pozuar për një ‘selfie’.

Policia ka njoftuar se 15 vjeçari Ramandeep Singh aksidentalisht tërhoqi shkrehësin e armës, përderisa po bënte fotografi në shtëpinë e tij në qytetin Pathankot, në shtetin verior të Punjabit.

Në Indi deri më tani këtë vit janë raportuar disa raste të vdekjeve që lidhen me pozat ‘selfie’.

Në janar, një adoleshent vdiq në qytetin jugor të Chennait përderisa po përpiqej të merrte një pozë ‘selfie’ në hekurudhë.

Në Mumbai, policia ka krijuar një “zonë pa selfie”, pasi një studente universiteti ra në det dhe u fundos përderisa po bënte një foto me telefonin e saj. /REL/

SHIKO MË SHUMË

“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Speciale

Votimi në Kuvend për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen nuk kaloi pa reagimin e...

Këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar se cilat vende do të kenë sot ndërprerje të rrymës për...

Moti sot me diell, temperaturat deri në 25 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë fundjavës do të jetë i...