Torturohen nxënësit e klasës së parë në Prizren

PUBLIKUAR

Tri herë i është ndërruar klasa një nxënësit të klasës së parë në Shkollën Fillore “Motrat Qiriazi” në Prizren. Ai ka rënë ‘viktimë’ i ndërhyrjeve në përzgjedhjen e mësimdhënësit të fëmijëve, që prindërit e tyre kanë fuqi politike.

“Drejtori i kësaj shkolle, brenda pak ditësh, një nxënësi ia ka ndërruar tri herë klasën”, tregon një burim brenda kësaj shkolle.

“Me këtë rast ai arsyetohet se ka intervenuar filan asamblisti, filan aktivisti i partisë apo edhe kryetari”.

Torturimi i nxënësve të klasës së parë në Prizren është trajtuar edhe në Kuvend.

Kuvendarja e VV-së, Drita Millaku në seancën e fundit të Kuvendit, ka thënë se në Shkollën Fillore “Mustafa Baki”, për këtë fenomen, është përdorë edhe dhuna, raporton PrizrenPress.

SHIKO MË SHUMË

Lirohet nga autoritetet kroate shtetasi i Kosovës, Bajram Bajrami

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se shtetasi i Republikës së Kosovës, Bajram Bajrami, është...

OVL UÇK-ja fton protesta në të gjitha qytetet e Kosovës

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka marrë vendim që të organizojë protesta...

Protestat kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK’së, Rama: Mbrëmë krejt gjeneratat bashkë për drejtësi

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shkruar për protestat që po zhvillohen në kryeqytet...