Top 50 hitet – Adelina e para, Tuna në top tre (Video)

PUBLIKUAR

top-50-hitet-adelina-e-para-tuna-n-euml-top-tre_hd
Klan Kosova bazuar në një sondazh ka shpallur një listë prej top 50 hiteve të muzikës shqiptare, ku rezultatet kanë qenë sa të pritshme, aq edhe befasuese.
Në vendin e parë të kësaj renditje prej top 50 hiteve ku në votim kanë qenë 2000 këngë gjendet Adelina Ismaili me këngën “Amaneti”.

Sa do e çuditshme, duket se Adelina ka marrë votat e një pjese të publikut që votoi në këtë sondazh, i cili nuk mund të jetë aq kredibil marrë parasysh se nuk ka pasur shtrirje të gjerë nëpër mediumet shqiptare dhe rrjetet sociale.

Befasues janë edhe radhitja në vendin e dytë dhe të tretë. Në vendin e dytë të kësaj renditje gjendjet Tingulli 3nt me “Po t’shoh Përmas”, një këngë hiti e verës 2013.

Befasues është vendi i dytë për “Pot Shoh Përmas”, kur dihet që superhiti më i madh ndoshta në gjithë historinë shqiptare “Fenix” në interpretim të Tunës dhe Cozman arriti vetëm vendin e tretë, gjithnjë sipas sondazhit të publikuar nga Klan Kosova. Të dy këto këngë janë produkte të Getoar Selimit.

Në këtë listë pasojnë “La Vida Loca” nga Blero dhe F-Kay, më pas Elvana Gjata dhe Mc Kresha me “1990” dhe një këngë që ndoshta edhe meritoi një vend më të lartë në këtë listë, hiti i Mc Kreshës, “Lej Flleshat” dhe “Etno Engjujt” me Arta Bajramin, “Vesa”.

Në top 10 gjendet edhe projekti “Tonight” nga Ledri dhe Dafina.

Shikoni më poshtë videon e TOP 50 hiteve shqiptare dhe shprehni mendimin tuaj: Cila këngë sipas jush është superhiti më i madh në industrinë e muzikës shqiptare? A meriton Adelina Ismaili të jetë para “Fenix” apo “Pot Shoh Përmas”? /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

E dhimbshme, aktorit kosovar i vdes motra në moshë të re

Aktori kosovar Ylber Bardhi ka dhënë lajmin e kobshëm. Me anë të një postimi në...

Gëzim në familjen e Mozzik dhe Lotina Hazirit, reperi bëhet baba i një djali dhe zbulon emrin e veçantë

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, kanë përjetuar një...

“E kujtoj atë dhimbje”, situata në Shqipëri e kthen Trixen pas në kohë

Beatrix Ramosaj ka reaguar për situatën në Shqipëri, duke ndarë një mesazh të gjatë...