Pas skandalit të fjalëve të përdorura në tekstet e librave shqip, me të cilat mësojnë fëmijët shqiptarë, apo çlodhen duke i lexuar si libra jashtë shkollorë, një tjetër kopertinë është duke bërë namin në rrjetet sociale.
Faqja “Jeta osh Qef” ka publikuar kopertinën e një libri me titull: “Si të vrasësh tët shoq” (dhe të tjera këshilla të çmuara”.
Libri me aq sa duket në kopertinë, është i botuar nga shtëpia botuese “Morava”.
Nuk dihet se çfarë këshillash “të çmuara” tregohen në brendësi të librit, por titulli është mjaft goditës dhe ka arritur të shkaktojë shumë reagime në ueb. /panorama/



