Tigri u mbush me gjemba, pasi e sulmoi iriqin

PUBLIKUAR

Në Parkun Nacional Kruger të Afrikës së Jugut, një tigër i uritur, ka marrë më shumë se që kërkonte, pasi e sulmoi një iriq me gjemba të gjatë.

Si pasojë e gjembave të shumtë që ja lëshoi i ashtuquajturi iriqi ferrëgjatë, tigri është trullosur për një çast dhe ka filluar të vjellë.

Fotografi Helgard de Villiers, ka qenë në vendin e ngjarjes dhe e ka fotografuar tigrin, duke i hequr gjembat që i kishte në trup.

“Nuk arrita të shoh përleshjen, sepse ndodhi pas shkurreve, por vetëm e pashë iriqin që u largua nga aty dhe tigrin që mbeti me gjemba” ka thënë fotografi Villiers. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...